E dhimbshme: Ylli i Juventusit ka probleme me zemër

10:26 | 20 Shkurt 2019

Ylli i Juventusit Sami Khedira thuhet se i nënshtrohet të njëjtës operacion që Stephan Lichtsteiner iu nënshtrua në 2015.

Khedira është diagnostikuar me një gjendje të zemrës të quajtur arrhythmia atriale përcjell ORAinfo.

Një raport nga IlBianconero thotë se Khedira mund t’i nënshtrohet të njëjtit lloj operacioni që Lichtsteiner iu nënshtrua kur ai kishte hasur në një problem të zemrës në vitin 2015.

Zvicerani mbeti jashtë për 38 ditë pas operacionit, para se të kthehej në veprim. Për Khedira, çështja është kronike dhe mund të trajtohet kirurgjikale duke vepruar në venat pulmonare./ORAinfo/

Komento: