• Lajmi
  • 0 Komente

Agresori dhe çlirimtarët?

23:1828 Maj 2013
Besim Kajtazi

Rasti i fundit i hetimit kinse për krime lufte, të ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi e Sami Lushtaku, ai më herët, i Rrustem Mustafës e Latif Gashit, sikurse edhe gjykimi maratonik që po mbahet i Fatmir Limajt, me bashkëluftëtarët e tjerë, nga një prokuror ndërkombëtar i EULEKS-it, institucionet e vendit i ka sjell në një pozitë tejet të vështirë, para qytetarëve të Kosovës në përgjithësi dhe veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe invalidëve të luftës në veçanti.
Në një gjendje të tillë tejet kundërthënëse , benzinë në zjarr po hedhin edhe një pjesë e mediumeve të Kosovës, të cilat, kur janë në pyetje akuzat e ngritura ndaj çlirimtarëve, shpesh po e marrin rolin e prokurorit, e edhe të gjykatësit, duke tentuar që të provojnë fajësinë e të dyshuarve, përmes shkrimeve kinse hulumtuese e “analitike” nëpër gazeta dhe emisioneve, parmes debateve të ndryshme, nëpër televizionet tona me frekuenca “kombëtare”...

Në rastet e tilla, gazetarët dhe mediumet do të duhej që në mënyrë profesionale të kryenin punën e tyre, që është raportimi, të cilin ata nuk e bëjnë si duhet, por ata shkojnë edhe me larg, pa asnjë distancim , përmes “analistëve” të ndryshëm akuzojnë në skajshmëri ushtarët dhe komandantët e UÇK-së, kinse ata duhet të dënohen për krimet që i kanë bërë (!), krime të cilat gjoja se i paska vërejtur dhe publikuar organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Amnesty International - Human Rights Ëatch, të dhëna të cilat sipas Shkelzen Gashit, i paskan pasur qysh në periudhën e vitit 1998, për gjoja disa ndalime e maltretime të civilëve në luftë nga pjesëtarët e UÇK-së...

Jo pa të drejt përfaqësuesi i Veteranëve të UÇK-së, Xhavit Jashari që mori pjesë në këtë debat (Rubikon -KTV) me Shkelzen Gashin, e ku ishin edhe avokati Tomë Gashi dhe “analisti” tjetër Fadil Lepaja, i quajti paraqitjet e këtyre dy “analistëve” si aktrime, gjë që siç u panë, edhe ishin.
Këmbëngulësia e këtyre dy analistëve , Gashit e Lepajës, për t’u dënuar pa asnjë provë komandantët e UÇK-së , në mënyrë që sipas tyre,të kënaqen familjet e civilëve të vrarë serbë, numri të cilëve, sipas tyre është rreth 300.

Pikëpamjet e tilla, në të parë “njerëzore” por me prapavi tejet të rrezikshme politike e kombëtare , krijojnë huti në opinion, madje edhe te unë, dhe e pyes vetën : vallë ku paskemi jetuar ne, dhe nga kush kemi qenë të pushtuar? ...

A kishte bërë në vitin 1998, agresion Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Serbi, apo, ata po mbroheshin nga agresioni policor e ushtarak serbë, ata po i mbronin tokat e tyre, pronat dhe popullatën e pambrojtur, e cila siç dihet me dhunë e torturë çnjerëzore, u dëbua nga Kosova...
Më duhet patjetër edhe një herë t’ua përkujtojë këtyre dy analistëve krimet që i kanë bërë policia dhe ushtria serbe dhe paramilitarët serbë, të fshehur shpesh nën petkun e civilëve serbë, që nga Likoshani e Qirezi, Prekazi, Izbica, Reçaku,Dubrava, Meja, Korenica, Qyshku, Studimja, Makofci e shumë e shumë vendbanime të tjera shqiptare, me ç’rast në këto fushata me përmasa gjenocidale, u vranë rreth 15 mijë shqiptarë, gra pleq e fëmijë, e u dhunuan me mijëra nëna dhe motra shqiptare...
Për krime të tilla, madje deri më tash nuk është dënuar asnjë kriminelë serbë!!!
Kjo që kërkojnë këta “analistë”, nuk është demokraci, por krimi i dytë që po u bëhet të gjithë atyre që me gjakun e tyre, njomën tokën e etur për liri të Kosovës...
 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Kreatoda | Web & Design