• Lajmi
  • 0 Komente

Këngëtarët më të paguar: Sinan Hoxha, mbi 35 mijë dollarë

14:1121 Janar 2013

Këngëtarët shqiptarë shumicën e koncerteve të tyre i kanë në vende ku ka komunitet shqiptarësh.

Diaspora është një nga më të preferuarat dhe ata që kanë lidhjet e duhura me pronarët e lokaleve janë këngëtarët më me fat. Dihet që në këto vende të zhvilluara për koncertet live paguhet shumë.

Shuma që në varësi të popullaritetit të këngëtarit janë gjithmonë mbi 1000 euro.

Sinani dhe Seldi, 70 mijë dollarë për 4 koncerte. Ky është lajmi më i fundit që vjen nga kjo dyshe e suksesshme sa i përket koncerteve dhe popullaritetit që ata gëzojnë jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj. Kjo deklaratë që me siguri duhet të ketë xhelozuar shumë kolegë të tjerë të këngëtarëve, u bë në emisionin ‘Zonë e Lirë’ të Arjan Çanit, këtë të premte. Deklarata u lëshua nga aktori i njohur Fejzullah Myftari, ndryshe i njohur si Cekja i Beratit, i cili kishte shoqëruar këngëtarët në turne në Australi. Sipas tij, kjo ishte më e pakta dhe secili prej tyre vetëm në katër koncerte kishin përfituar një shumë prej 35 mijë dollarësh, transmeton “Mapo”.

Ky pohim për shumë është dukur i pabesueshëm dhe madje vetë Sinani i ftuar në po këtë studio nuk ka dashur të japë shumë komente, duke e kaluar situatën për lekët me një buzëqeshje miratuese, duke lënë të kuptohej se kjo shumë nuk ishte rasti i parë por as më i paguari. Normalisht që 35 mijë dollarët nuk ishin vetëm lekë të përfituar nga ftesa, por edhe nga bakshishet e shumta që njerëzit lënë për këngëtarët në raste të tilla.
Kjo deklaratë bën që Sinani dhe Seldi të radhiten menjëherë në këngëtarët më të paguar për këtë fillimviti, e pse jo ndër më të paguarit ndër të gjithë të tjerët. Vendet ku ata paguhen më shumë mësohet se janë Zvicra, Suedia, Gjermania por edhe në vendet e tjera fqinje e deri në Amerikë.

Emra të njohur e të dashur si Adelina Ismaili, Labinot Tahiri, Dafina Zeqiri, Elvana Gjata, Flori Mumajesi etj., janë më të paguarit e njëkohësisht edhe më të kërkuarit kudo në Evropë e në botë.

Adelina Ismaili është një tjetër emër që hyn në këtë listë nga këngëtaret më të kërkuara kryesisht në Evropë. Ajo për një kohë të gjatë është një ndër emrat në top-listë dhe thuajse kurrë nuk pranon të këndojë live në një vend nëse shuma nuk është nga 5 mijë euro e lart. Po kështu edhe Labinot Tahiri është një nga këngëtarët që vitin e kaluar ka qenë më i paguari, kryesisht në Suedi, Danimarkë, Gjermani, Zvicër etj. Madje në shumë raste mësohet se ai është paguar edhe më shumë nga Dafina Zeqiri, e cila zhvillon shumë koncerte në diasporë.

Flori Mumajesi dhe Elvana Gjata, kanë arritur që vetëm brenda Shqipërisë të paguhen deri në 4 mijë euro për të qenë të pranishëm në hapjet e lokaleve, kryesisht gjatë sezonit veror. Por ata kanë koncerte të shumta jashtë shtetit, deri në Kanada, ku shumat janë shumë herë më të larta duke shkuar deri në 10 mijë euro, edhe pse për këtë pjesë ata nuk kanë preferuar thuajse kurrë të prononcohen publikisht për shumat që paguhen. Tjetër këngëtar në këtë listë të gjatë është edhe reperi Noizy, i cili mbetet një ndër më të kërkuarit dhe me më shumë fansa si në Shqipëri edhe jashtë saj. Rekord në këtë “garë” ka thyer edhe Genta Ismajli, e cila nga Amerika në Kosovë, e nga Kosova në Shqipëri paguhet mbi 4 mijë euro. Këtë shifër tashmë e kanë kapur edhe Nora Istrefi dhe këngëtare të tjera shqiptare.

Ajo që mbetet interesante është fakti se shpesh në këto lista harrohen të futen këngëtarët e muzikës popullore.

Eli Fara, Poni, Mariola Kacani, Ylli Baka, Maja etj., janë ndër këngëtarët më të paguar, sidomos në kohën e dasmave, kur shumat për të cilat paguhen nuk janë kurrë poshtë 2 mijë eurove, madje edhe brenda Shqipërisë. Parë në këtë këndvështrim, muzika sot mbetet një biznes me të ardhura mjaft të kënaqshme, ndaj ia vlen çdo harxhim për klipet e shumta që këngëtarët hedhin në treg duke promovuar veten, duke qenë në qendër të vëmendjes dhe siç rezulton, edhe më të pasur se disa profesione të tjera.
 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Kreatoda | Web & Design