• Lajmi
  • 0 Komente

Biletat e fundit të Brazil 2014

09:3315 Tetor 2013

Fabio Capello, trajneri i Rusise, ka nevoje per nje pike me Azerbajxhanin per te siguruar kualifikimin ne Boteror

Të martën do të zhvillohen ndeshjet e fundit kualifikuese të Botërorit 2014, të cilat për shumicën e kombëtareve do të jenë një formalitet, por për disa të tjera finalet e vërteta të këtij sezoni.

Kjo është situata në të gjithë grupet e UEFA-s

Grupi A – Asgjë në lojë. Belgjika ka siguruar vendin e parë dhe Kroacia vendin e dytë. Serbia dhe Maqedonia mbyllin aventurën e tyre në këtë grup me një “miqësore” mes tyre.

Grupi B – Italia ka siguruar vendin e parë që në ndeshjen paardhëse, por ndeshja me Armeninë është e rëndësishme për renditjen e FIFA-s, për t’i siguruar “axurrëve” një vend mes tetë kokave të grupit në Brazil. Bullgaria e Danimarka me 13 pikë e Armenia me Çekinë me 12 janë të gjitha në garë për vendin e dytë.

Grupi C – Asgjë në lojë, por një ndeshje shumë interesante për t’u parë ajo midis Suedisë që ka garantuar vendin e dytë, me kryesuesit e Gjermanisë.

Grupi D – Holanda ka siguruar biletën direkte, por Rumania dhe Turqia me 16 pikë secila luajnë për plejofin. Megjithatë, rumunët duket se kanë një avantazh të madh, pasi presin në shtëpi Estoninë, teksa kombëtarja e Terim luan në fushën e Holandës. Në rastin e vështirë që të dy kombëtaret të humbasin, Hungaria ka një shans teorik, pasi ka 14 pikë dhe luan ndaj modestëve të Andorrës.

Grupi E – Grupi i kombëtares sonë, që në rast fitoreje në Qipro mund të ngjitet në vendin e katërt duke lënë pas Norvegjinë. Zvicra ka siguruar kualifikimin, ndërsa Islanda do të jetë në plejof nëse mund vikingët. Sllovenia, një pikë pas kalon në plejof nëse mund Zvicrën, e Islanda nuk arrin të fitojë.

Grupi F – Rusisë i duhet vetëm një barazim me Azerbajxhanin për të siguruar Botërorin e parë pas 12 vitesh, duke lënë Portugalinë në plejof. Luzitanët, nga ana e tyre kanë gjithashtu një ndeshje të lehtë në letër ndaj Luksemburgut.

Grupi G – Greqia dhe Bosnja, të dy me 22 pikë luajnë për vendin e parë. Boshnjakët udhëtojnë në Lituani, ndërsa helenët presin Liehtenshtajnin. Nëse edhe pas kësaj ndeshje ekipet do të jenë me pikë të barabarta, Bosnja merr vendin e parë për shkak të golavarazhit ndjeshëm më të mirë.

Grupi H – Anglia, një pikë më shumë se Ukraina duhet të mposhtë Poloninë në “Ëembley” për të siguruar Brazilin. Polakët, të katërtit nuk luajnë për asgjë përveçse krenarisë, pasi në stadium pritet të jenë me dhjetëra mijëra tifozët, ndihmuar nga një komunitet i gjerë polak në Londër. Ukraina e ka praktikisht të sigurt trepikëshin, duke pritur San Marinon. Mali i Zi dhe Moldavia luajnë mes tyre në ndeshjen tjetër.

Grupi I – Spanja, me një pikë ndaj Gjeorgjisë në shtëpi do të ishte e para, ndërsa Franca pret Finlandën, pothuajse e sigurt për avancimin e saj në plejof.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Kreatoda | Web & Design