• Lajmi
  • 0 Komente

Dardan Berisha në Sigal Prishtina!?

14:2507 Qershor 2013

Besoni apo jo, basketbollisti më i mirë kosovar Dardan Berisha, mund të jetë anëtar i ri i Sigal Prishtinës.

Sipas burimeve të portalit “Korneri” të marra nga një burim shumë i sigurtë por që deshti të mbetet anonim, Dardan Berisha, pritet të jetë përforcimi i parë serioz për Sigal Prishtinën para se skuadra më e madhe kosovare ti nis garat në Ligën Ballkanike.

Për momentin bisedimet janë të qeta dhe pa ndonjë zyrtarizim apo konfirmim, mirëpo gjasat janë më shumë se 80% që Dardani të vesh fanellën bardhë e kaltër.

Duhet theksuar se zyrtarët e klubit nga kryqyteti disa herë kanë cekur se do të ketë përforcime të mëdha para fillimit të Ligës Ballkanike, me basketbollistë vendor dhe të huaj, por asnjëherë nuk kanë cekur emrin e dikujt, ndërsa redaksia e “Korneri”, për herë të parë u tregon të gjithëve se Dardan Berisha, do të jetë përforcimi i parë i madh.
 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Kreatoda | Web & Design