• Lajmi
  • 0 Komente

Prodhimi cilësor lider në Ballkan

15:1820 Nëntor 2012

 Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), në kuadër të “Javëve të Biznesit Kombëtar“ dhe në prag të 100- vjetorit të Pavarësisë, ka vizituar disa ndërmarrje prodhuese në regjionin e Prizrenit. Delegacioni i AKB-së, gjatë vizitës u informua rreth procesit prodhues në fabrikën e hidro izolimeve Erudita si dhe në atë të qumështit Sharri.   

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesve, tha se këto prodhime janë vendëse dhe duhet të kenë mbështetje të përgjithshme si nga shteti, donatorët, por edhe nga konsumatorët. Rritja e tyre do të shtoi edhe buxhetin e shtetit, do të rrit punësimin si dhe zhvillimin ekonomik. Këto prodhime janë të cilësisë së lartë dhe të kërkuara edhe nga shtetet fqinje e më gjerë. 

“Me mbështetje të përgjithshme këto fabrika do të bëhen lider, do të rrisin edhe prodhimet, kapacitetet, fuqinë punëtore dhe do të jepte rezultate shumë të larta për shtetin dhe do të jenë më të fortë ndaj konkurrencës së jashtme”, tha Shahini.

Kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesve, tha se fabrika Erudita ka prodhime shumë interesante për izolime IzoKos, e cila pos tregut vendës, eksporton prodhimet e saj të cilësisë së lartë edhe në shtetet e rajonit. Kjo fabrikë i plotësonë të gjitha kushtet dhe eksporton në disa vende, sepse prodhimet janë të cilësisë së lartë. Kryetari i AKB-së shtoi se problemet e tyre do të ngriten tek institucionet dhe se kjo fabrikë duhet të mbështetet dhe të rris eksportin edhe në më shumë shtete. Prodhimet e izolimit janë të kërkuara.  Kreu i AKB-së, tha se kjo fabrikë për lëndë të parë paguan doganë 10 për qind dhe e cila është e lartë dhe duhet të zbritet apo hiqet.

Nga ana tjetër  kreu i AKB-së pas vizitës që i bëri qumështores Sharri, tha se kjo fabrikë kërkon mbështetje më të madhe nga shteti, donatorët, por edhe nga konsumatorët.  Prodhimet e llojllojshme të qumështit të kësaj fabrike, janë të kërkuara edhe nga jashtë vendit, por duhet mbështetje pasi që teknologjia për prodhim është e shtrenjtë.

“Edhe buxheti i shtetit për vitin 2013 nuk parasheh ndonjë mbështetje për prodhuesit, ngase buxheti është i limituar. Kjo fabrikë lëre që nuk ka mbështete nga shteti, por duhet të përballet edhe nga konkurrenca e egër nga jashtë e cila është e lartë”, tha Shahini.

Ndërsa Gëzim Gashi, pronar i fabrikës Erudita, tregoi se prodhojnë mbi pesëmbëdhjetë lloje të izolimeve nga baza e bituimenit IzoKos. Ai tregoi se mbulojnë me prodhime rreth  50 për qind të tregut të Kosovës dhe eksportojnë në Shqipëri, Maqedoni e vende tjera. Këto prodhime janë të kualitetit të lartë. Ai falënderoi AKB-në për kontributin e tyre dhënë prodhuesve të Kosovës. Sipas tij roli i AKB-së, ishte i jashtëzakonshëm sipas mundësive që kanë dhe po merren me zgjidhjen e problemeve të prodhuesve. Ai përmendi se kanë problem me vendet që nuk janë pjesë e marrëveshjes CEFTA nga e cila duhet të paguajnë doganë. .

Edhe Veli Halimi, pronar i industrisë së qumshtit Sharri, e cila prodhon një shumëllojshmëri nga qumshti, tregoi se punën e nisën në vitin 2002 me pak qumshtë me 300 litra për ditë, ndërsa dita ditës jemi rrit dhe tash kemi kapacitete nga 12 mijë deri në 15 mijë litra në ditë. Ai tregoi se qumështin e freskët e blejnë nga mbi 650 fermerët dhe të cilët janë shumë të kënaqur me fabrikën, po ashtu edhe ne.

“Prodhimet tona janë të cilësisë së lartë, për të cilin më së miri tregon konsumatori i Kosovës që jemi të kërkuara nga gjithë vendin e më gjerë”, tha Halimi. Ai shtoi se kanë probleme me pajisjet teknologjike të cilat janë shumë të shtrenjta.  Po ashtu pronari i Industrisë së qumështit Sharri, falënderoi AKB-në për ndihmën që po i jep prodhuesve. (ORAinfo)  

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Kreatoda | Web & Design