• Lajmi
  • 0 Komente

Për Brezovicën, konkurron edhe një kompani nga Serbia

20:2323 Prill 2013

Pesë kompani të ndryshme nga Amerika dhe Europa kanë shfaqur interesimin tyre për të investuar në kompleksin turistik Brezovica. Komisioni vlerësues për Projektin Zhvillimor të Qendrës Turistike të Brezovicës ka pranuar sot kërkesat e para. Express Express sjell emrat e kompanive, njëra prej të cilave është nga Serbia.

Komisioni vlerësues për Projektin Zhvillimor të Qendrës Turistike të Brezovicës ka pranuar sot pesë oferta të kompanive të ndryshme nga Amerika dhe Europa për Kompleksin e Brezovicës.

Të interesuara për këtë Projekt, siç mëson Express, janë pesë kompani, respektivisht bartëset e konzorciumeve të tyre nëpër vende të ndryshme të botës.

Më poshtë sjellim emrat e këtyre kompanive dhe vendet nga vijnë:

• ATC Consultants- Kopmani Austro- Amerikane

• MK Group- Serbia

• Rilla Ski Resort- Bullgaria

• Civitel Hotels & Resorts- Greqia

• PGI Management & MDP Consulting- Spanjë dhe Francë

Profili i secilës kompani që ka dorëzuar kërkesën për Shprehje të Interesit pritet të bëhen publike gjatë ditëve në vijim nga Komisioni vlerësues profesional, i cili edhe do ta bëjë përzgjedhjen e kompanive të parakualifikuara.

Express mëson se ky Komision aktualisht është duke vazhduar me mbledhjen. Ndërkaq këto oferta hynë vetëm në fazën e parë të projektit ku parashihet paraqitja e kërkesës nga të interesuarit për të marrë me qira kompleksin turistik Brezovica.

Mbi këtë bazë, kompanitë e parakualifikuara do të kenë mundësi që, në fazën e dytë për një periudhë të caktuar kohore, të përgatisin propozimin e tyre për dizajnimin, ndërtimin, operimin dhe financimin e Qendrës Turistike të Brezovicës në përputhje me kriteret dhe afatet e caktuara nga Komiteti Drejtues Ndër – ministror.

Qeveria e Republikës së Kosovës patë bërë publike shpalljen për Shprehje të Interesit në gazetat vendore dhe ndërkombëtare qysh në janar të këtij viti.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Kreatoda | Web & Design