• Lajmi
  • 0 Komente

Rrëshqitja e dheut, pasojë e punimeve ndërtimore pa leje

16:5708 Tetor 2013

Komuna e Prishtinës deklaron se shkaktar i vetëm i rrëshqitjes së dheut në rrugën “ Ekrem Rexha” , Lagja “Arbëria” në Prishtinë, është zhvillimi i punimeve ndërtimore pa u pajisur me leje ndërtimore, pa u miratuar dokumentacioni teknik- projekti kryesor, i cili projekt do të duhej të hartohej pas shqyrtimit të gjeomekanikës së tokës ku planifikohet ndërtimi dhe se në bazë të këtyre shqyrtimeve laboratorike duhet të hartohet elaborati – raporti gjeomekanik, në bazë të të cilit elaborat duhet të hartohet projekti kryesor me llogari statike dhe seizmikë të objektit.

Në deklaratën e Komunës së Prishtinës thuhet se raportet e gjeomekanikës dhe hartimi i dokumentacionit teknik- projekti kryesor bëhet nga kompanitë profesionale të licencuara dhe të regjistruara për këtë lëmi, i cili projekt duhet t’i nënshtrohet revidimit nga ndonjë kompani tjetër profesionale gjithashtu e regjistruar.

Sipas Komunës, tërë përgjegjësia profesionale e hartimit të dokumentacionit teknik- projektit kryesor bie mbi këto kompani- hartuesin dhe reviduesin.

Komuna siguron qytetarët e lagjes “ Arbëria 3” dhe opinionin e gjerë se të gjitha objektet për të cilat janë lëshuar lejet ndërtimore janë në harmoni me kriteret e planeve rregulluese dhe dokumentacionin teknik- projektet kryesore të hartuara sipas ligjeve dhe akteve nënligjore në fuqi pra, pas shqyrtimeve laboratorike dhe raportit gjeomekanik të tokës ku lejohet ndërtimi.

Poashtu, sipas Komunës, deklaratat në media se, Plani rregullues i lagjes “Arbëria 3” nuk përmban elementin e studimit gjeomekanik të terrenit të përfshirë me këtë plan nuk qëndrojnë sepse, me Ligjin e planifikimit dhe Udhëzimin administrativ mbi elementet themelore të planit rregullues nuk parashihet një studim i tillë por, studimi i gjeomekanik i tokës në të cilën ndërtohet objekti bëhet për çdo objekt veç e veç.

Bëhet me dije se komuna përmes inspekcionit të ndërtimit ka urdhëruar investitorin– shkaktarin e rrëshqitjes së dheut që brenda afatit sa më të shkurtër të bëjë sanimin e dëmit të shkaktuar sipas projektit për sanim të hartuar nga një kompani profesionale e licencuar për këtë lëmi dhe i reviduar, po ashtu nga një kompani tjetër profesionale .  

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Kreatoda | Web & Design