• Lajmi
  • 0 Komente

Shkolla “Rasim Kiqina” në Drenas, më e pastërta në Kosovë

15:3505 Qershor 2013

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit – 5 Qershorit, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka qëndruar në Komunën e Drenasit ku ka ndarë mirënjohen për shkollën “Rasim Kiqina”, e cila është shpërblyer me vendin e parë si shkolla më e gjelbëruar dhe më e pastër në nivel vendi.

Me këtë rast, ministri ka përgëzuar shkollën për angazhimin, punë e cila ka sjellë deri te ky shpërblim. “Me punën tuaj, ju keni krijuar një ambient të këndshëm, por edhe shumë të shëndetshëm për nxënësit e shkollës suaj”, tha ministri Buja, i cili theksoi se ambientet e mira si ky, janë edhe në të mirë të mësimdhënies dhe mësimnxënies, pra ngritjes së cilësisë në arsim, që është edhe synim i vazhdueshëm i Ministrisë së Arsimit.

Ministri Buja, duke uruar për çmimin që kanë fituar sot, i porositi mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj shkolle që ta ruajnë këtë ambient, në mënyrë që ta kenë gjithëmonë dhe të jenë shembull edhe për shkollat e tjera.

Edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku tha se ndjehet mirë që një shkollë në komunën e tij, përveq që është e suksesshme në arsimimin e fëmijëve, është shpallur edhe si shkolla me ambientin më të pastër.

Ndërsa, drejtori i shkollës Shefqet Bytyçi, u shpreh i kënaqur për këtë ngjarje për shkollën e tij, ndërsa numëroi shumë suksese të nxënësve të kësaj shkolle në gara dhe kuize të ndryshme.

Vendi i dytë kësaj radhe i ka takuar shkollës “Avdullah Shabani” në Mitrovicë dhe i treti “Katër dëshmorët” në fshatin Ratkoc të Rahovecit.

Përzgjedhja e shkollave më të pastra dhe të gjelbëruara është bërë nga MAShT në bashkëpunim me drejtoritë komunale të arsimit. Këto të fundit e kanë përzgjedhur fillimisht shkollën dhe ia kanë sygjeruar MAShT-it dhe Ministria ka përzgjedhur 3 shkollat më të mira në nivel vendi.

Ky program ("Mjedis i gjelbër dhe i pastër në shkolla"), ka filluar vitin e kaluar me vendimin e ministrit Buja me qëllim me qëllim që të nxisë dhe sensibilizojë nxënësit, mësimdhënësit dhe qytetarët për ruajtjen e mjedisit, krijimin e ambientit të pastër e të shëndoshë në hapësirat shkollore dhe kudo në Kosovë.

Ndërkaq, gjatë kësaj dite, zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, me rastin e nënshkrimit të Udhëzimit Administrativ për përcaktimin e kërkesave teknike dhe kërkesave tjera për qeset e plastikës, tha se Ministria e Arsimit vazhdimisht është duke u angazhuar në përmbushjen e obligimeve të saj sa i përket çështjes së mjedisit dhe në vazhdën e këtyre angazhimeve ka futur edhe një fushë të re në Kurrikulën e Arsimit Parauniversitarë që quhet Shoqëria dhe Mjedisi, ku përmes kësaj fushe synohet edukimi i të rinjëve për kujdesin që duhet të kenë për mjedisin.
 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Kreatoda | Web & Design