• Lajmi
  • 2 Komente

Presidenca: Serbia e Bosnja kundër pranisë së Jahjagës në Ohër

14:3327 Maj 2013

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, nuk ka marrë ftesë zyrtare nga organizatori i Samitit në Ohër.

Nga presidenca bëhet e ditur se pjesëmarrja e Kosovës është pamundësuar për shkak të kundërshtimeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

“Kjo bie në kundërshtim me parimin e ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, si parakusht i integrimeve evropiane. Përfaqësimi i Kosovës në çdo nismë rajonale dhe ndërkombëtare bëhet mbi bazën e barabarësisë dhe është në frymën e respektimit të subjektivitetit dhe pavarësisë së secilit shtet. Republika e Kosovës është dëshmuar si një faktor paqeje në Ballkanin Perëndimor dhe po kontribuon në stabilitetin dhe sigurinë e gjithë rajonit. Ajo ka ndërtuar politika të fqinjësisë së mirë dhe të respektimit të ndërsjellë dhe përfshirja e saj në nismat rajonale do të ndihmonte në tejkalimin e dallimeve dhe pasojave të së kaluarës”, thuhet në reagimin e presidencës, dërguar Radios Evropa e Lirë.

Po sipas tij, pengesat e paraqitura nga pala e tretë për pjesëmarrjen e Kosovës në këto nisma janë në kundërshtim me marrëveshjen e arritur në Bruksel, me të cilën asnjëra palë nuk do të pengojë dhe as inkurajojë dikë tjetër që të bllokojë përparimin në rrugën e integrimeve.

Fundjavën e ardhshme, në Ohër do të mbahet samiti i presidentëve dhe kryeministrave të Ballkanit. 

Komentet
  • Rasmusen

    10:4327 Maj 2013
    Rrimori te shpija se nuk bënë kështu me u lazdru, ndalu pak rri aty në "Pordhëhane" shiko si punojn argatshtija dhe mos harxho para veq tu ladru. Po q´ka po don ti me shku me nejt me shkije e me Maqedon e shume sllavo-ortodoks, po q´ka lyp ti aty rri qaty ne "Pordhëhane" edhe ndojë ditë se tani ma nuk te bajn hespa askush Delli ma nuk vjen se ai i ka sha ketë kombin e ri "Kosovar" kathanëjonë LOPÊ.
  • rudi

    10:2927 Maj 2013
    vetne thaqin se cila pike e ndalon serbin me pengue kosoven ne tubime te tilla

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Kreatoda | Web & Design