• Lajmi
  • 0 Komente

Hoti: Marrëveshja në parim, shpreh gatishmërinë e palëve për zbatim

13:0323 Maj 2013

Marrëveshja në parim, shpreh gatishmërinë e palëve për zbatim të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, së arritur me 19 prill. Kështu e shpjegon profesori i së drejtës ndërkombëtare Afrim Hoti, pajtueshmërinë e kryeministrave Thaçi e Daçiq për arritjen e dakordimit për planin e zbatimit.

Edhe pse nuk ka ndonjë definicion që përcakton saktë se çfarë do të thotë marrëveshje në parim, sipas praktikës së deri tanishme kjo është shprehje e vullnetit të dy anshëm për çështje te përgjithshme.

Kështu thotë profesori i së drejtës ndërkombëtare Afrim Hoti, duke folur për rezultatin e takimit të mbrëmshëm mes kryeministrave Thaçi e Daçiq në Bruksel.

”Mbi këtë bazë marrëveshja e mbrëmshme vetëm sa konfirmon vullnetin e shprehur më herët të dy kryeministrave në kuptimin se kjo marrëveshje do të zbatohet brenda një periudhe kohore prej 6 muaj pra deri në viti ne ri, kurse për çështje të tjera normalisht se mbetet të diskutohet më vonë”, tha Hoti, transmeton RTK.

Hoti tha se marrëveshja është çështje e vullnetit politik, e cila gjithmonë shoqërohet me një plan për zbatim:

”Gjithmonë si aneks të marrëveshjes duhet të kemi planin e veprimit planin e vënies në jetë të kësaj marrëveshjeje. Ka qenë domosdoshmëri që marrëveshja e 19 prillit ta ketë një agjendë ose një udhërrëfyes se si ajo do të vihet në jetë dhe kjo është në rrugë e sipër për të ndodhur, ndërkohë vonesat dhe shtyrjet eventuale janë pasoja të vullnetit politik ose konsekuenca të vullnetit politik të shprehur nga serbët”, tha Hoti.

E veçanta e kësaj marrëveshjeje është se garant i zbatimit është Bashkimi Evropian dhe prapa BE-së është interesi i Serbisë për tu integruar në këtë strukturë, prandaj sipas profesor Hotit, serbët kësaj radhë do të jenë më të vëmendshëm dhe do të zbatojnë marrëveshjen.
 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Kreatoda | Web & Design