
|
Hamdi Sopa, zyrtar për informim në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, ka vdekur të martën pasdite, pasi dyshohet se është hedhur nga banesa e tij, nga kati i nëntë, në lagjen Aktash të kryeqytetit. Policia e Kosovës bëri të ditur se Hamdi Sopa, 59-vjeçar, ka gjetur vdekjen, pasi dyshohet se ka kërcyer nga kati i nëntë i një ndërtese, në rrugën “Agim Ramadani, në lagjen Aktash, në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:50, ka konfirmuar Policia e Kosovës për Gazetën Jeta në Kosovë. “Jemi të tmerruar nga ky lajm”, tha Arianit Bytyqi, shef i Zyrës për Informim të Kryeministrisë, për Gazetën Jeta në Kosovë. “Ai dje ka qenë në zyrë dhe gjendja e tij emocionale ka qenë e mirë”, u shpreh Bytyçi. Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se vdekjen e tij e ka konstatuar një mjek ligjor, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitet e policisë. Policia e ka kualifikuar rastin si “vdekje nën rrethana të dyshimta”. Komento: VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë. Ju faleminderit! |
Lajme të tjera
|










.jpg&pozita=fundit_lexuara_komentuara)






